Planifikimi
Planifikimi është një element i rëndësishëm në punën tonë me projektet që marrim përsipër. Kur ne përgatisim planifikimin për një projekt aty përfshjmë identifikimin e të gjithë hapave të kërkuar për ndërtimin e një strukture, ndarjen e tyre në aktivitete të përcaktuara, rregullimin e këtyre hapave në mënyrë logjike, dhe përcaktimin e materialeve, fuqisë punëtore dhe pajisjet e nevojshme.
Menaxhimi i Projekteve
Menaxhimi i projekteve është një proces pune shumë i rëndësishëm për ne, pasi ka të bëjë me drejtimin dhe koordinimin e burimeve njerëzore dhe materiale gjatë gjithë kohëzgjatjes së një projekti duke përdorur teknika moderne të menaxhimit për të arritur objektiva të paracaktuar të kostos, kohës, cilësisë dhe kënaqësisë së pjesëmarrjes.