Autostrada Elbasan Metarlugji km-3-te Elbasan, Albania. Gjeje ne harte.

Slider

Ujesjellsa & Kanalizime

Detajet e Projektit


Nga ky investim , më i rëndësishmi i të gjitha kohërave në zonën e Dumresë perfitojnë 9694 familje .Finalizimi i kētij projekti i kursen Ujësjellësit të Belshit çdo muaj të paktën 1 milion kilovat/orë energji pasi do nxirren jashtē sistemi disa stacione pompimi të amortizuara si rrjedhim i sigurimit tē ujit me sistem vetërrjedhje nga pika e shpërndarjes.Mungesa e ujit të pijshëm në zonën e Dumresë dhe Ujësjellesi i ndërtuar në vitin vitet ’80 të shekullit të kaluar dhe i parashikuar vetëm për çezma publike nuk arrinte t’i përballonte dot më prej dy dekadash nevojat e konsumatorëve ne qytet e fshatra ,ndërkohë që shtimi masiv i konsumatorëve kanë bërë që furnizimi me ujë i kësaj zone aktualisht të jetë në një pikë kritike.

Gjatë fazës së parë të zbatimit të këtij projekti gjigand janë planifikuar të kryhen punimet për hapjen e tre puseve shpimi të reja si dhe do rikonstrustruktohen 3 stacione në pus shpime që do jenë të standarteve më të mira të mundshme .Gjithashtu gjatë kësaj faze do rikonstruktohen stacioni i pompimit në Shelg të Njësisë Administrative Grekan si dhe do të ndertohen linjat kryesore të furniznizimit me ujin e pijshëm .Ndërsa gjatë fazës së dytë të realizimit të këtij projekti që do garantojë furnizimin pa ndērprerje me ujë të mijëra familjeve të zonës së Dumresë do ndërtohen linjat e shpërndarjes për qytetin e Belshit si dhe për Belsh Fshatin ,për Belsh Hysë,për Gradishtën ,Shkēndinjēn ,Qafë Shkallën ,Trojasin dhe Marinzën .